“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Xhubejri, e ky nga Ibn Abasi se Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Musai i tha djaloshit (që e shoqëronte) : “Na shtro për të ngrënë.” Ai ia ktheu: “Shiko! Kur ndaluam te shkëmbi, e harrova peshkun. Shejtani ishte ai që më bëri ta harroj.” Pra, Musai nuk ndjeu lodhje (dhe uri) derisa e kaloi vendin ku Allahu e kishte urdhëruar të ndalej.””