“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Abdullah ibn Ebu Bekër ibn Muhamed ibn Amër ibn Hazmi, e ky nga babai i tij, e ky nga Amra bint Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, iu drejtua atij ﷺ: - O i Dërguari i Allahut! Safije bint Hujejit i janë paraqitur menstruacionet. - “Mund të na vonojë. A nuk e ka kryer tavafin (e haxhit) së bashku me ju?” - pyeti i Dërguari i Allahut ﷺ. - Po, e ka kryer, - i thamë. - “Atëherë nisuni (për Medinë) ”, - tha Pejgamberi ﷺ.”