“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Mensuri, e ky nga Salim ibn Ebu Xhadi, e ky nga Kurejbi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur dikush prej jush i afrohet bashkëshortes së vet (për marrëdhënie seksuale) dhe thotë: "Allahume xhenibni shejtane ve xhenibi shejtane ma razakteni (O Allah, largoje shejtanin prej meje dhe largoje prej pasardhësit tim) ”, nëse u është caktuar të furnizohen me fëmijë, atëherë shejtani nuk do të mund ta dëmtojë e as ta pushtojë atë.” Ameshi na ka treguar njëjtë nga Salimi, e ky nga Kurejbi, e ky nga Ibn Abasi.”