“Kutejbe transmeton nga Maliku, e ky nga Abdurrahman ibn Abdullah ibn Abdurrahman ibn Ebu Sasae Ensariu, e këtij i ka treguar babai i tij se Abdullah ibn Abdurrahman Ensariu tregon se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka thënë: “Kam vënë re se i pëlqen bagëtitë dhe fushat. Kur të jesh te bagëtitë ose nëpër fusha dhe e thërret ezanin, ngrije zërin, sepse nuk ndodh ta dëgjojë zërin e muezinit ndonjë xhin, njeri ose diçka tjetër, e të mos dëshmojë për ty Ditën e Kiametit.” Pastaj, Ebu Seidi tha: “Këtë e kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ.””