“Abdurrezaku transmeton nga Mameri se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Lubabe dhe Zejd ibn Hatabi, të dy, e kanë parë (duke ndjekur gjarprin për ta vrarë). Transmetimin e Abdurrezakut e ka fuqizuar Junusi, Ibn Ujejne, Is'hak Kelbiu dhe Zubejdi. Salihu, Ibn Ebu Hafsa dhe Ibn Muxhemiu kanë transmetuar nga Zuhriu, e ky nga Salimi, e ky nga Ibn Omeri se ka thënë: “Më kanë parë Ebu Lubabe dhe Zejd ibn Hatabi.””