“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ismaili, e këtij i ka treguar Kajsi se Ukbe ibn Amër Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “ I Dërguari i Allahut ﷺ bëri me dorë nga Jemeni dhe tha: “Imani është jemenas, nga atje. Me të vërtetë, zemrat e ngurta dhe të vrazhda i gjen ndër blegtorët që mbajnë devetë prej bishti, aty ku paraqiten brirët e shejtanit, në fiset rebia dhe mudar.””