“Hasen ibn Sabahu na ka thënë: Na ka treguar Is'hak Ezraku, e këtij i ka treguar Aufi, e ky nga Haseni, e ky nga Ibn Sirini se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “I janë falur mëkatet një gruaje zinaqare, e cila, me të kaluar pranë një qeni që po dihaste, - që veç sa s'po ngordhte nga etja, - në afërsi të një pusi, e zbathi këpucën, e lidhi me pelerinën e saj dhe nxori ujë për qenin. Kështu, Allahu ia fali mëkatet.””