“Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka rrëfyer Jezid ibn Husajfe, e këtij i ka rrëfyer Saib ibn Jezidi se Sufjan ibn Ebu Zuhejr Sheneviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Atij që mban qen, që nuk i hyn në punë as për bujqësi e as për bagëti, shpërblimi i veprave i mbetet mangët çdo ditë nga një kirat.” Saib ibn Jezidi e ka pyetur Sufjanin: - Vallë, vetë ti e ke dëgjuar këtë prej të Dërguarit të Allahut ﷺ? - Po, betohem në Zotin e kësaj xhamie, - ia ktheu Sufjani.”