“Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e ky nga Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur Allahu e krijoi Ademin, e bëri gjashtëdhjetë kute të gjatë. Pastaj i tha: “Shko jepu selam atyre melekëve dhe dëgjoje përshëndetjen e tyre, e cila do të jetë përshëndetja jote dhe e pasardhësve të tu.” Ai u tha: “Eselamu alejkum (paqja qoftë mbi ju) !” Ata ia kthyen: “Eselamu alejke ve rahmetullah (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ty) !” Pra, i shtuan fjalët: “dhe mëshira e Allahut”. Çdokush që do të hyjë në Xhenet, do të jetë në formën e Ademit. Ndërkaq, që atëherë njerëzit vinin duke u zvogëluar, deri më sot.””