“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e ky nga Junusi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit ndër njerëz, e lavdëroi Allahun ashtu siç i takon, pastaj e përmendi Dexhallin dhe tha: “Po jua tërheq vërejtjen prej tij. Nuk ka pejgamber që nuk ia ka tërhequr vërejtjen popullit të vet prej tij, edhe Nuhu ua ka tërhequr vërejtjen popullit të vet për këtë. Por, unë do t'ju tregoj për të diçka që asnjë pejgamber nuk i ka treguar popullit të vet: dijeni se ai është i verbër në njërin sy, ndërsa Allahu nuk është i verbër.””