“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahid ibn Zijadi, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “ (Ditën e Kiametit) Nuhu do të vijë me umetin e tij dhe Allahu do t'i thotë: “A ua ke kumtuar (shpalljen) ?” Nuhu thotë: “Po, o Zot.” Pastaj i drejtohet umetit të tij: “A jua ka kumtuar?” Ata thonë: “Jo, nuk na ka ardhur asnjë pejgamber.” Allahu i thotë Nuhut: “A ka kush dëshmon për ty?” Ai thotë: “Muhamedi ﷺ dhe umeti i tij.” Kështu, umeti im dëshmon se ai e ka kumtuar shpalljen, gjë në të cilën aludon ajeti: “Kështu, Ne ju kemi bërë popull mesatar, që të bëheni dëshmitarë për njerëzit... ” (Bekare, 143) Mesatar do të thotë i drejtë.”