“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve ibn Zubejri, e këtij i ka treguar Zejnebe bint Ebu Seleme, e kjo nga Umu Habibe bint Ebu Sufjani se Zejnebe bint Xhahshi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ hyri tek ajo i frikësuar duke thënë: “La ilahe il-lallah! Mjerë arabët nga sherri që u është afruar. Sot është hapur një pjesë e pendës së jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, sa kjo” , - dhe e përtheu gishtin e madh dhe treguesin duke formuar një unazë. - I thashë: “O i Dërguari i Allahut, vallë, ndodh të shkatërrohemi, ndërkohë në mesin tonë ka njerëz të mirë?” - “Po, nëse përhapet paturpësia”, - u përgjigj ai.”