“Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur zbriti ajeti: “Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi (idhujtari)...”, (Enam, 82) ne i thamë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, e kush prej nesh nuk i bën vetes padrejtësi?” Ai iu përgjigj: “Nuk është siç po mendoni ju. Fjalët: “ Nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi" , nënkuptojnë me shirk. A nuk e keni dëgjuar fjalën e Lukmanit drejtuar të birit: “O djali im, mos i shoqëro Allahut asgjë (në adhurim)! Shirku me të vërtetë është padrejtësia më e madhe.” (Lukman, 13)”