“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Xhafer ibn Rebia, e ky nga Arexhi se Umejri, i çrobëruari i Ibn Abasit, tregon: “Unë dhe Abdullah ibn Jesari, i çrobëruari i Mejmunes, gruas së Pejgamberit ﷺ, shkuam tek Ebu Xhuhejm ibn Harith ibn Sime Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili na rrëfeu: “Pejgamberi ﷺ erdhi prej anës së Pusit të Devesë (vend në rrethinë të Medinës) dhe, në rrugë e sipër, takoi një person, i cili e përshëndeti me selam, por Pejgamberi ﷺ nuk ia ktheu selamin derisa shkoi te një mur, (e përshkoi murin me duar pastaj) e fërkoi fytyrën e tij dhe duart, e pastaj ia ktheu selamin.””