“Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani dhe Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ne jemi më të prirë për të dyshuar sesa Ibrahimi ﷺ kur ka thënë: “O Zoti im! Më shfaq se si i ngjall të vdekurit! Zoti i tha: “A nuk beson?” Besoj, - iu përgjigj Ibrahimi, por dëshiroj të më qetësohet zemra.” (Bekare, 260) Allahu e mëshiroftë Lutin, ai veç kishte mbështetjen e një përkrahësi të fortë (Allahut) . Dhe, sikur të qëndroja në burg, aq sa ka qëndruar Jusufi, do t'i përgjigjesha ofertës së thirrësit (për të dalë nga burgu ) .””