“Is'hak ibn Ibrahimi transmeton se e ka dëgjuar Muëtemirin, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Seid ibn Ebu Seid Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e pyetën Pejgamberin ﷺ se kush është njeriu më i nderuar? Ai u përgjigj: “Më i ndershmi i njerëzve është më i devotshmi (në mesin e tyre) .” I thanë: “O i Dërguari i Allahut, nuk po pyesim për këtë.” Ai tha: “Atëherë, Jusufi, pejgamber i Allahut, i biri i pejgamberit të Allahut (Jakubit) , i biri i pejgamberit të Allahut (Is'hakut) , i biri i mikut të Allahut (Ibrahimit) .” I thanë: “As për këtë nuk po të pyesim.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Po më pyesni për rrënjët e arabëve?” I thanë: “Po.” Ai u tha: “Më i miri prej jush në injorancë është më i miri edhe në Islam, nëse e kupton fenë.””