“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ejub Sihtijaniu, e ky nga Ibn Seid ibn Xhubejri, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Medinë, i gjeti hebrenjtë duke agjëruar një ditë, - ditën e Ashurës, - të cilët thanë: “Kjo është një ditë e madhe. Në këtë ditë Allahu e ka shpëtuar Musain, ndërsa e ka mbytur ushtrinë e Faraonit, andaj Musai e ka agjëruar këtë ditë si falënderim ndaj Allahut. Pejgamberi ﷺ u tha: “Unë jam më meritor për Musain se ata.” Kështu, e agjëroi këtë ditë dhe urdhëroi të agjërohet.””