“Kabisa ibn Ukbe na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Ameshi, e ky nga Abdullah ibn Murra, e ky nga Mesruku se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që i ka (këto) katër tipare është hipokrit i kulluar. Ndërkaq, ai që ka vetëm njërin prej tyre, atëherë ka një prej tipareve të hipokrizisë, derisa ta braktisë atë. Ato janë: 1. Kur i besohet, tradhton; 2. Kur flet, gënjen; 3. Kur premton, nuk e mban atë; 4. Kur polemizon, bëhet vulgar.” Transmetimin e Sufjanit e ka fuqizuar Shuëbe nga Ameshi.”