“Jahja ibn Xhaferi na ka thënë: Na ka treguar Vekiu, e ky nga Shuëbe, e ky nga Amër ibn Murra, e ky nga Murra Hemdani se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shumë burra e kanë arritur përsosurinë. Ndërkaq, nga radhët e grave përsosurinë e kanë arritur vetëm Asija, gruaja e Faraonit, dhe Merjemja, e bija e Imranit; ndërkaq, vlera e Aishes kundrejt grave të tjera është sikurse vlera e theridit kundrejt ushqimeve të tjera.””