“Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sonte, në gjumë, e pashë veten afër Qabesë. Aty pashë një burrë zeshkan, më të bukurin e zeshkanëve, me flokë të gjatë e të drejtë deri në supe, të cilët i pikonin ujë. I kishte vendosur duart në supet e dy burrave të tjerë teksa bënte tavaf rreth Qabesë. Pyeta: “Kush është ky?” Më thanë: “Ky është Mesihu, i biri i Merjemes.” Pastaj, pas tij, pashë një burrë tjetër: me kaçurrela të dendura, të verbër në syrin e djathtë, që më së shumti i ngjasonte Ibn Katanit. Duart i kishte vendosur në supet e një burri, teksa po bënte tavaf rreth Qabesë. Pyeta: “Kush është ky?” Më thanë: “Mesihu Dexhall.” (Transmetimin e) Musait e fuqizon Ubejdullahu nga Nafiu.”