“Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi se Shekik ibn Seleme tregon: “Isha i pranishëm kur Ebu Musai e pyeti Abdullah ibn Mesudin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!): - O Ebu Abdurrahman, nëse dikush është xhunub dhe nuk gjen ujë, si të veprojë? - Nuk falet, derisa të gjejë ujë, - tha Abdullahu. - E çfarë mendon për fjalën që Pejgamberi ﷺ i ka thënë Amarit: “Të mjafton (tejemumi) ”, - pyeti Ebu Musai. - A nuk ke parë se Omeri nuk është bindur në këtë? - i tha Abdullahu. - Ta lëmë anash fjalën e Amarit, po çfarë vepron me këtë ajet (të sures Maide)? - i tha Ebu Musai. Abdullahu nuk dinte si t'i përgjigjej, andaj tha: - Sikur t'u lejohej kjo, frikësohem se, kur të ndiejnë të ftohtë nga uji, do ta braktisin atë e do të marrin tejemum. (Ameshi thotë:) E pyeta Shekikun: “A vetëm për këtë Abdullahu e urrente marrjen e tejemumit?” Shekiku tha: “Po.””