“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Ebu Adiu, e ky nga Shuëbe, e ky nga Katadja, e ky nga Ebu Sidik Naxhiu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një burrë nga benu israilët vrau nëntëdhjetë e nëntë njerëz, pastaj doli të pyesë (për çështjen e vet) . Shkoi te një murg dhe e pyeti: “ (A ka për mua) pendim ?” Ai tha: “Jo .” Kështu, e vrau edhe atë. Pastaj vazhdoi të pyesë. Dikush i tha: “Shko në filan fshatin.” Por, gjatë rrugës e zuri vdekja dhe u rrëzua nga para, në gjoksin e tij, në drejtim të rrugës nga ecte. Kështu, melekët e mëshirës dhe të dënimit filluan të grindeshin mes vete (se cilët ta marrin shpirtin e tij) . Allahu e urdhëroi tokën e cakut (për ku ai ishte nisur) të afrohej, ndërsa tokën e vendbanimit tjetër (prej nga kishte dalë) të largohej, dhe tha: “Mateni hapësirën mes këtyre dy vendbanimeve!” - dhe kuptuan që, vendi për ku ishte nisur, ishte më afër tij. Prandaj, Allahu ia fali mëkatet.””