“Bishr ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ubejdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Teksa një njeri po ecte duke e tërhequr rrobën zvarrë nga mendjemadhësia, u fundos në tokë dhe vazhdon të fundoset deri në Ditën e Kiametit.” Transmetimin e Junusit e fuqizon Abdurrahman ibn Halidi nga Zuhriu.”