“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Amër ibn Murra se Seid ibn Musejebi tregon: “Herën e fundit kur Muavi ibn Ebu Sufjani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) erdhi në Medinë, gjatë ligjërimit, nxori një parukë dhe tha: “Përveç hebrenjve, nuk di që dikush i përdor këto. Këtë Pejgamberi ﷺ e ka quajtur mashtrim. Pra, përdorimin e parukës.” Transmetimin e Ademit e ka fuqizuar Gunderi nga Shuëbe.”