“Halid ibn Jezid Kahiliu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Bekri, e ky nga Ebu Hasini, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke komentuar ajetin: “... dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin...”, (Huxhurat, 13) ka thënë: “Fjala popuj nënkupton fiset e mëdha, ndërsa fjala fise familjet që kanë një gjenezë të përbashkët.””