“Musai na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi se Kulejb ibn Vaili tregon se e bija e gruas së Pejgamberit ﷺ, - kujtoj se ka qenë Zejnebja, - (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar përdorimin e enës prej kungulli, shtambës, koritës dhe vorbës. Pastaj e pyeta: “Më trego, vallë, prej nga e kishte prejardhjen Pejgamberi? Mbase prej fisit mudar?” Ajo tha: “E prej kujt tjetër, përveçse prej mudarit? Ai ka qenë nga bijtë e Nadër ibn Kinanit.””