“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Shuëbe, e këtij i ka treguar Abdulmeliku, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në lidhje me ajetin: “... përveçse dashurisë ndaj të afërmve...”, (Shura, 23) tregon se Seid ibn Xhubejri ka thënë se është për qëllim farefisnia e Muhamedit ﷺ. Ibn Abasi ka thënë: “Pejgamberi ﷺ kishte afërsi me çdonjërën prej degëve (fiseve) kurejshe. Atëherë zbriti ky ajet, pra, përveç nëse i mbani lidhjet farefisnore që i kemi mes nesh.””