“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Krenimi dhe mendjemadhësia ndaj të tjerëve është te blegtorët e shkretëtirës, ndërsa qetësia është te pronarët e deleve. Imani dhe urtësia janë jemenase.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Jemeni e ka marrë këtë emër se është në të djathtë të Qabesë, kurse Shami e ka marrë këtë emër se është në të majtë të Qabesë.””