“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ibn Musejebi se Xhubejr ibn Mut'imi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po ecnim me Othman ibn Afanin, tha: “O i Dërguari i Allahut, benu mutalibëve u ke dhënë, kurse neve jo, ndërkohë të dy palët kemi pozitën e njëjtë në raport me ty!” Pejgamberi ﷺ tha: “Benu mutalibët dhe benu hashimët për mua janë të njëjtë.””