“Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Husejni, e ky nga Abdullah ibn Burejde, e këtij i ka treguar Jahja ibn Jameri, e këtij i ka treguar Ebu Esved Deliu se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ të ketë thënë: “Ai që thirret jo në emër të babait të vet, me vetëdije, e ka mohuar Allahun, si dhe ai që e ndërron përkatësinë e tij fisnore, le të përgatitet për ulësen e tij në Zjarr.””