“Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Mahled ibn Jezidi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Amër ibn Dinari se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në një betejë me Pejgamberin ﷺ, ku morën pjesë një grup i madh muhaxhirësh, një muhaxhir trazovaç i dha një shkelm mbrapa një ensariu, i cili u hidhërua aq shumë, saqë të dy filluan t'i thërrasin fiset e tyre në ndihmë. Ensariu thoshte: “O ensarë (ndihmë)!” Muhaxhiri thoshte: “O muhaxhirë (ndihmë)!” Atëherë, Pejgamberi ﷺ doli dhe tha: “Ç'është puna e këtyre thirrjeve të injorancës?” Pastaj tha: “Çfarë kanë?” Dhe, kur i treguan për shqelmin që muhaxhiri ia kishte dhënë ensariut, tha: “Hiquni asaj! Ajo është gjë e shëmtuar.” Abdullah ibn Ubej ibn Seluli tha: “Vallë, janë bashkuar kundër nesh? Nëse kthehemi në Medinë, të fortët do t'i përzënë të dobëtit nga aty.” Omeri tha: “O i Dërguari i Allahut, pse nuk e vrasim këtë të poshtër?” - kishte për qëllim Abdullahun. - Por, Pejgamberi ﷺ tha: “Jo, se pastaj njerëzit do të thonë se (Muhamedi) i vraka shokët e vet.””