“Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Asim ibn Muhamedi, e këtij i ka treguar Vakid ibn Muhamedi se Muhamed ibn Munkediri tregon se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u fal me një izar, që e kishte lidhur në qafë, ndërsa rrobat i kishte në varëse. Një person e pyeti: “Po falesh vetëm me një izar?” Xhabiri ia ktheu: “U fala kështu me qëllim që të më shohë një mendjelehtë sikurse ti. Cili prej nesh i posedonte dy palë rrobash në kohën e Pejgamberit ﷺ?!””