“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ thirri: “O benu abdumunafë, blijeni veten tuaj prej Allahut. O benu abdulmutalibë, blijeni veten tuaj prej Allahut. Oj nëna e Zubejr ibn Avamit, halla e të Dërguarit të Allahut , oj Fatime, e bija e Muhamedit , blijeni veten tuaj prej Allahut, sepse para Allahut nuk mund t'ju bëj dobi asgjë, e prej pasurisë sime më kërkoni ç'të doni.””