“Ibrahim ibn Mundhiri më ka thënë: Më ka treguar Meani, e ky nga Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Muhamed ibn Xhubejr ibn Mutëimi se Xhubejr ibn Mutëimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Unë i kam pesë emra: 1. Unë jam Muhamedi dhe 2. Ahmedi, 3. Unë jam Fshirësi (el Mahi) : nëpërmjet meje Allahu do ta fshijë kufrin (mosbesimin) , 4. Unë jam Tubuesi (el Hashir) : njerëzit do të tubohen te këmbët e mia, dhe 5. Unë jam Përmbyllësi (el Akib) .””