“Hasen ibn Mensur Ebu Aliu na ka thënë: Na ka treguar Haxhaxh ibn Muhamed Averi, në (vendin e quajtur) Mesisa, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Hakemi se Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në mesditë, i Dërguari i Allahut ﷺ doli në Bat'ha, ku mori abdes e pastaj e fali drekën dhe ikindinë nga dy rekate, kurse para vetes kishte vënë një shkop (për sutër). Avniu, duke transmetuar nga babai i tij, shton: “Mbrapa shkopit kalonte ndonjë grua. Disa njerëz u ngritën e i fërkonin fytyrat me duart e tij. Edhe unë shkova dhe vura dorën e tij në fytyrën time, ku ndjeva se ajo ishte më e freskët se bora dhe kishte aromë më të këndshme se myshku.””