“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i lëshonte flokët, kurse idhujtarët i ndanin në dysh. Kështu, ithtarët e librave të shenjtë i lëshonin flokët, ndërkohë, të Dërguarit të Allahut ﷺ, në gjërat që nuk i kishte të përcaktuara me shpallje, i pëlqente t'u ngjasonte ithtarëve të librave të shenjtë. 1 Por, më vonë, i Dërguari i Allahut ﷺ filloi t'i ndajë flokët.”