“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Sa herë që të Dërguarit të Allahut ﷺ i ofrohej të zgjidhte mes dy gjërave, ai zgjidhte më të lehtën, për sa kohë që nuk konsiderohej mëkat. Në të kundërtën, ishte njeriu që më së shumti distancohej prej mëkatit. Ai asnjëherë nuk është hakmarrë për vetveten, përveç kur cenohej ndalesa e Allahut, e në atë rast hakmerrej për hir të Allahut.””