“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Shuëbe, e ky nga Katadja, e ky nga Abdullah ibn Utbe se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ ka qenë më i turpshëm se virgjëresha në veçanen e saj.” Muhamed ibn Beshari më ka thënë: “Na ka treguar Jahja dhe Ibn Mehdiu, e këtyre u ka treguar Shuëbe njëjtë dhe se (Ebu Seidi) ka thënë: “Dhe, kur nuk i pëlqente diçka, dallohej në fytyrë.””