“Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha Urve ibn Zubejrit: “A nuk po çuditesh me veprimin e filanit, që vjen afër shtëpisë sime dhe tregon hadithe të të Dërguarit të Allahut ﷺ, që edhe unë t'i dëgjoj?” Por, unë isha duke u falur e ai u largua para se ta përfundoja namazin. Sikur ta arrija, do t'ia tërhiqja vërejtjen. I Dërguari i Allahut ﷺ nuk fliste shpejt si ju.”