“Jahjai më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e ky nga Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kiameti nuk do të ndodhë pa i luftuar ju popujt joarabë të Huzit dhe Kirmanit, të cilët janë fytyrëkuq, hundëshkurtër e syvegjël, fytyrat e të cilëve u ngjajnë mburojave të mbështjella me lëkurë dhe mbathin opinga të prodhuara prej leshi.” (Këtë transmetim nga) Jahjai e fuqizojnë edhe të tjerë nga Abdurrezaku.”