“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Urve ibn Zubejri, e këtij i ka treguar Zejnebe bint Ebu Seleme, e kësaj i ka treguar Umu Habibe, e bija e Ebu Sufjanit, se Zejnebe bint Xhahshi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ hyri tek ajo i frikësuar duke thënë: “La ilahe il-lallah! Mjerë arabët nga sherri që u është afruar! Sot është hapur një pjesë e pendës së jexhuxhëve dhe mexhuxhëve, sa kjo” - dhe përtheu gishtin e madh me treguesin (duke formuar një unazë). I thashë: “O i Dërguari i Allahut, vallë, ndodh të shkatërrohemi, ndërkohë në mesin tonë ka njerëz të mirë?” - “Po, nëse përhapet paturpësia ”, - u përgjigj ai.”