“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Seleme ibn Maxhishuni, e ky nga Abdurrahmani, i biri i Ebu Saësait, se babai i tij Ebu Saësai tregon se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka thënë: “Shoh se të pëlqejnë dhe mban bagëti, andaj kujdesu për to dhe ruaji, sepse e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Njerëzve do t'u vijë një kohë kur pasuria më e mirë për muslimanin do të jetë një kope dhensh, të cilat do t'i kullotë nëpër maja të maleve dhe thellësi të luginave, që me fenë e tij të ikë nga sprovat.””