“Muhamed ibn Abdurrahmani më ka thënë: Na ka treguar Ebu Mamer Ismail ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Tejahu, e ky nga Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kjo familje nga fisi kurejsh do t'i shkatërrojë muslimanët.” Të pranishmit e pyetën: “E çfarë po na porosit?” Pejgamberi ﷺ tha: “Ah sikur muslimanët t'i braktisnin ata!” Mahmudi ka thënë: “Na ka treguar Ebu Davudi, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe nga Ebu Tejahu (se ka thënë): “E kam dëgjuar Ebu Zuran.””