“Jahja ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Velidi, e këtij i ka treguar Ibn Xhabiri, e këtij i ka treguar Busr ibn Ubejdullah Hadremiu, e këtij i ka treguar Ebu Idris Havlaniu se Hudhejfe ibn Jemani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njerëzit e pyesnin Pejgamberin ﷺ për punët e mira, ndërsa unë e pyesja për punët e liga, nga frika që të mos bija në to. Njëherë, i thashë: “O i Dërguari i Allahut, më herët kemi qenë në injorancë dhe sherr, por Allahu na solli këtë mirësi. Vallë, pas kësaj mirësie do të ketë sherr sërish?” Pejgamberi ﷺ tha: “Po.” Po pas atij sherri, do të ketë sërish mirësi?” Pejgamberi ﷺ tha: “Po, por do të ketë turbullira.” Unë i thashë: “Çfarë turbullirash?” Ai tha: “Ca njerëz që nuk do të punojnë me mësimet e mia. Disa gjëra do t'ua pranoje, disa jo.” Unë e pyeta: “Po pas kësaj mirësie, do të ketë sherr sërish?” Ai u përgjigj: “Po, disa thirrës drejt dyerve të Xhehenemit. Ai që u përgjigjet, do të përfundojë në Zjarr.” Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, na i përshkruaj ata!” Ai tha: “Ata do të jenë nga njerëzit tanë, që flasin me gjuhën tonë.” I thashë: “Me se më porosit, nëse e përjetoj atë kohë?” Ai tha: “Ndiqe xhematin dhe prijësin e muslimanëve.” I thashë: “Po nëse nuk ka as xhemat, as prijës?” Ai tha: “Largohu prej të gjitha grupacioneve, edhe nëse detyrohesh ta kapësh me dhëmbë rrënjën e pemës dhe të qëndrosh në atë gjendje derisa të vdesësh.””