“Muhamed ibn Alai më ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Usame, e ky nga Burejd ibn Abdullah ibn Ebu Burde, e ky nga gjyshi i tij Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pashë ëndërr se po shpërngulesha nga Meka në një krahinë me palma hurmash. Mendja më shkoi te Jemama dhe Hexheri, por doli të ishte Medina, Jethribi (i asaj kohe) . Në po të njëjtën ëndërr, pashë tek lëkundja një shpatë, së cilës iu këput tehu, gjë e cila nënkuptoi thyerjen e muslimanëve ditën e Uhudit. Pastaj, kur e lëkunda për së dyti, u kthye në gjendje më të mirë se që ishte, gjë e cila nënkuptoi çlirimin që Allahu na mundësoi dhe bashkimin e muslimanëve. Aty pashë edhe ca lopë (tek thereshin) , gjë që nënkuptoi besimtarët e (vrarë gjatë) ditës së Uhudit, ndërkohë caktimi i Allahut është vetëm mirësi. Më pas, kuptuam se mirësia qëndronte te begatitë dhe shpërblimi i sinqeritetit që Allahu na e dha pas ditës së Bedrit.””