“Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Junusi, e këtij i ka treguar Shejbani, e ky nga Katadja, e ky nga Enes ibn Maliku. [t]: Halife më ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se mekasit i kërkuan të Dërguarit të Allahut ﷺ t'u shfaqë ndonjë argument (mrekulli). Kështu, ai ua shfaqi ndarjen e Hënës përgjysmë.”