“Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Muadhi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, gjatë një nate të errët, dy shokë të Pejgamberit ﷺ dolën nga shtëpia e tij, ndërkohë pranë tyre u paraqitën dy drita si fanarë, të cilat ua ndriçonin rrugën. Kur u ndanë, me secilin shkoi nga një dritë, derisa arritën në shtëpitë e tyre.”