“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Muhamedi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ arriti në Hajber herët në mëngjes, ndërsa banorët kishin dalë me mjete të punës (për të punuar). Kur e panë, thanë: “Muhamedi me ushtri!” dhe me vrap u strehuan në kështjellë. Pejgamberi ﷺ i ngriti duart dhe tha: “Allahu ekber! U mposht Hajberi! Kur ne zbresim në mejdanin e një populli, sa mëngjes të shëmtuar gdhijnë ata që janë paralajmëruar!””