“Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Ebu Amiri, e ky nga Fulejhu, e këtij i ka treguar Salim Ebu Nadri, e ky nga Busr ibn Seidi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ u ligjëroi njerëzve dhe u tha: “Allahu i Lartësuar i dha të drejtën një robi për të zgjedhur mes dynjasë dhe asaj që gjendet tek Ai. Robi zgjodhi atë që gjendet tek Allahu.” Ebu Bekri zuri të qajë. Ne u çuditëm me të qarët e tij, nga ajo që tregoi i Dërguari i Allahut ﷺ për një rob, që të zgjidhte. Por, ai që duhej të zgjidhte ishte vetë Pejgamberi ﷺ. Ndërkohë, Ebu Bekri ishte më i dituri në mesin tonë (dhe e kuptoi këtë gjë). I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë për të: “Njeriu që më së shumti më ka ofruar, në shoqërim dhe pasuri, është Ebu Bekri. Sikur të zgjidhja dikë për mik të ngushtë, përveç Zotit tim, do ta zgjidhja Ebu Bekrin. Mirëpo, vëllazëria dhe dashuria islame janë më parësore. Të mos mbetet asnjë derë përreth xhamisë pa u mbyllur, përveç asaj të Ebu Bekrit.””