“Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur të zgjidhja dikë prej umetit tim për mik të ngushtë, do ta zgjidhja Ebu Bekrin, por ja që ai është vëllai dhe shoku im.””